POGRADEC

Gjykata e Elbasanit la sot në burg, katër nga shtatë të arrestuarit në lidhje me tensionet e ndodhura disa ditë më parë në Librazhd. Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të opozitës tentuan  t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye ndaj tyre u mor masa e arrestit me burg, dy prej tyre, kryetarë të degëve të PD në Librazhd e Prrenjas.

Shefi i qeverisë nga Pogradeci komentoi vendimin e gjykatës, ndërsa tha se ata janë nxjerrë në rrugë për interesa të atyre që flenë në shtëpitë e tyre. Kryeministri shtoi se ata do të vijojnë të mbahen në burg, pasi i ka kapur kodi i pengimit të zgjedhjeve lokale. Ai në fund ironizoi edhe ish-deputetin, Edmond Spaho.

“Do sot morën dënim, është gjynah. Ata nuk i nxori aty as babai as mamaja, po i nxorën ata që flenë në shtëpitë e tyre. Spaho kishte dalë dhe thoshte këta janë të burgosur politikë. Ata në shtëpi nuk shkojnë dot, sepse i kapi neni i pengimit të zgjedhjeve. Tani. Po bëhet burg për profesor Spahon. A shkohet në burg për një grup njerëzish, që pasi morën njerëzit dhje i nxorën në rrugë dhe dogjën mandatin thanë se ne jemi populli dhe ne do të bëhemi populli. Janë me dhjetëra burgjeve sepse kanë shkelur ligjin, për llogari të Ilirit  dhe Saliut. Shkojnë e futen në burg sot disa njerëz për Spahon”-tha  ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: