TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është prekur nga dëshmia Besmir Vathit, 18-vjeçari në mesin e 11 të arrestuarve pas operacionit blic të policisë në fshatin Derven të Krujës, atje ku u sekuestran 1,3 ton hashash. Ai ka rrëfyer para trupit gjykues se ishte jetim dhe është detyruar të lërë shkollën për të pastruar boçet e hashashit.

Gjykata e ka lënë në burg dhe kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të ish-kryeparlamentares Topalli, e cila poston në profilin e saj në Facebook lajmin e publikuar sot në BalkanËeb, për historinë e Besmirit. Deputetja e Shkodrës e cilëson padrejtësi mbajtjen e tij në burg, ndërsa thotë se janë kushtet ekonomike ato që e kanë shtyrë të kryejë punën e paligjshme.
“Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave..Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen”,- shkruan deputetja ndër të tjera.
Topalli

STATUSI I PLOTË NË FACEBOOK
O padrejtesi!
O gjykates te pashpirt!
O shtet i kalbur!
Po pse Besmirin ne burg?!!! e boset ne pushtet!!
Oooo
Pse faji i Besmirit eshte?!
Faji eshte i te gjithe neve , pervec Besmirit e Besmireve qe jane te pashprese e pa buke nga kjo kalbesire politike e sotme.
Arrest me burg, per nje 18 -vjecar jetim, qe kishte lene shkollen me mbajt frymen; e meqe pune nuk ka ,filloi te pastroje bocet e kanabisit.
Po pse kjo eshte lufta ndaj droges??
Kjo eshte cinizmi i boseve te mafies qe neser do bejne statistikat e suksesit te luftes kundra droges me Jetimet e vegjel..
Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave..
Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: