TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar për mediat pas përcaktimit të masës së sigurisë për 19 protestuesit, që morën pjesë në tubimin e së shtunës, ku 6 prej tyre u lanë sot në burg.

Ai pohoi se në protestën e 16 shkurtit u prish vetëm kërpudha e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shtoi Spaho nuk kryen asnjë vepër të kundraligjshme.

Kreu i grupit demokrat dënoi  me ashpërsi shoqërimin e Florenc Hoxhës, i cili sipas tij, u tërhoq zvarrë  nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në sy të fëmijëve dhe të familjarëve.

“Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje te pronës publike. Mosrespektim të forcave të rendit. Aty është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.

Në asnjë rast nuk pati konfrontim mes policisë dhe qytetarëve. I dënoj me forcë këto veprime të policisë dhe prokurorisë. FNSH  me maska e tërhoqën  hoqën zavarrë  Florenc Hoxhën në sy të familjes dhe fëmijëve. Të pandehurit kërkuar të merrnin pjesë në protestën e ditës së enjte. I bëj thirrje qytetarëve të jenë edhe më shumë në protestë për ta rrëzuar Edi Ramën”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: