Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” përmendi rastin e politikanit rumun të dënuar sot për korrupsion.


Balla tha se fatin e tij do ta kenë edhe politikanë shqiptarë, ndërsa përmendi rastin e Lulzim Bashës, duke thënë se kreu demokrat ka vjedhur në rrugën Durrës- Kukës.


“Afera Durrës- Kukës është mbyllur nga gjykata, sepse dosja e Prokurorisë ka arritur 6 ditë me vonesë. Por në një vend ku Prokuroria të ka gjetur fajtor për vjedhje galoponte, një politikan i tillë nuk mund të mbrohet. Rasti i Rumanisë sot më bën të jem shpresëplot. Kush i ka hyrë në hak shqiptarëve do të marrë dënimin që meriton. Këtë javë do të kemi edhe Prokurorinë Speciale, si dhe do ngrihen edhe strukturat e tjera hetuese. Shumë shpejt do kemi Gjykatën e Re Kushtetuese”, tha Balla.


(d.xh/Balkanweb)