TURQI

Një gjykatë turke ka dënuar këtë të premte 14 persona me burg përjetë pa asnjë kusht të mundshëm lirimi, për përfshirje në shpërthimin e disa kullave në Stamboll, që vranë mijëra vetë më 2016.

Bombardimet ka dyshime se janë kryer nga grupi militant islamik ISIS dhe elementë të Partisë Separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Pas një lojë profesionale të futbollit më 10 dhjetor 2016, dy bomba shpërthyen jashtë stadiumit të Besiktas, ku luan një nga klubet më të mëdha të Turqisë. Grupi Liria e Kurdistanit, një degë e PKK tha se ka kryer sulmin e koordinuar, shkruan Agency Anadolu.

Gjithsej në këtë proces ishin të pandehur 27 vetë dhe nga ta, 14 janë mbajtur në burg përjetë, ndërsa për të tjerët kishte akuza të shumta që lidhen me vrasje, terrorizëm, tentativë vrasjeje me paramendim, anëtarësim në organizatë terroriste etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb