ITALI

Është dënuar me burg shqiptari i fundit i përfshirë në një sherr masiv mes shqiptarësh dhe rumunësh në Altopascio të Italisë. I dënuari shqiptar është Giordano Bogdani, 25 vjeç.

Prokurori publik e dënoi atë me 4 vjet e 6 muaj burg. Bogdani bashkë me 6 shqiptarë të tjerë ishin pjesë e një grupi që kanë tentuar të vrasin një djalë rumun. Tentativa e vrasjes së rumunit ka ndodhur, për shkak se shtetasi nga Rumania kishte hequr nga grupi i “What’s up” një shqiptar të quajtur Oltian Cepa, shkruajnë mediat italiane.

Cepa kishte dërguar mesazhe ofenduese ndaj një vajze dhe për rrjedhojë rumuni e kishte hequr prej grupit. Pas kësaj, shqiptari është nxehur dhe i ka lënë një takim në Altopascio, më 7 shkurt, ora 18.30 minuta. Cepa, me vëllain e tij Landi dhe pesë të rinj të tjerë, mbërriti në takim me një kaçavidë dhe me thikë; pasi e identifikuan viktimën, të shoqëruar nga babai dhe kushëriri i tij.

Si rrjedhojë, shqiptarët u përballën në gjykatë e kanë marrë dënime. Në të shumtën ata morën dënime alternative, ndërsa disa të tjerë u dënuan edhe me burg.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb