TIRANE

8.4 mln lekë është shuma që Durim Bami, i arrestuar për kallëzim të rremë ndaj atentatit të deputetit Tom Doshi, kërkon si dëmshpërblim nga shteti. Në shkresën që gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” thuhet se Durim Bami kërkon dëmshpërblim për burgim të padrejtë nga drejtësia.

Shkresa e cila mban firmën e avokatit Ilir Murati, është dorëzuar në gjykatën administrative në fund të muajit të kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Paditësi Durim Bami i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë për të kërkuar kompensim për burgim të padrejtë për periudhën kohore prej 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë.” Thuhet në shkresën e siguruar nga “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: