TIRANË

Trupi i pajetë i aktorit Gjergj Xhuvani ka mbërritur sot në Shqipëri dhe do përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00 . “BalkanWeb” mëson se Drejtoria e Burgjeve i ka miratuar lejen djalit të tij, Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani.

Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve por edhe miqve e të njohurve. Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës.

Djali i regjisorit të ndjerë do shoqërohet nga disa efektivë policie, ndërsa pas ceremonisë së varrimit të Gjergj Xhuvanit, Kosntandin do kthehet sërish në qeli për të vuajtur dënimin për vrasjen e katërfishtë në  “Rrugën e Elbasanit”

Filmografia e regjisorit,aktorit dhe skenaristit, Gjergj Xhuvani:

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991).

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991).

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV); Hije që mbeten pas – (1985)

Producent

Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994).

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb