Edi Paloka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se protesta e 7 tetorit nuk do të jetë si protestat e mëparshme.
Ai shtoi se në rast se PD do të kishte reaguar më fort në momentin që kreu i PD Sali Berisha u vendos në “Arrest Shtëpie”, atëherë kryeministri Edi Rama nuk do të guxonte të çonte deri në këtë pikë çështjen “Salianji”, të cilën theksoi se është çështje politike dhe nuk i përket drejtësisë së vërtetë.
“Ish-kryetari thoshte ta nisim e dali ku të dali. Nuk mund të vijojmë me strategji të vjetra të cilat ua dimë rezultatin.
Rezultati i protestës është i rëndësishme. Kemi një synim, qeveri teknike. Ne nisim protesta të paralajmëruara, sepse burgosja e Salianjit thjeshtë e përshpejtoi aksionin.
Në mbledhjen e grupit e ngrita këtë problem. Thashë se mbase reagimi më i fortë kur u arrestua Berisha, nuk di a do ta shmangte, por nëse do të reagonim më fort për Berishën, mbase Rama do të tërhiqej për Salinjin.
Ai që e njeh Ramën e di që ai nëse të sheh të dobët të shkel me këmbë”, tha ai.
(BalkanWeb)