Guido Burgstaller, futbollisti i Rapidit të Vjenës dhe Austrisë është sulmuar nga një person në Vjenë. Burgstaller u dërgua menjëherë në spital, teksa sipas asaj që bëhet e ditur, 35-vjeçari ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë.

Nëpërmjet një komunikate, klubi i Rapidit të Vjenës, ka dhënë lajmin. “Ka disa lajme shumë të këqija për t’u raportuar përpara ndeshjes së fundit të vitit të SK Rapid në shtëpi. Guido Burgstaller ishte viktimë e një sulmi fizik në fundjavë dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë”- shkruan Rapidi i Vjenës.

Guido Burgstaller numëron 26 ndeshje me Austrinë, ku ka shënuar edhe dy gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb