Pas hapit që 18 të dënuar në burgun e Burrelit ndërmorën për t’u futur në grevë urie për shkak të kushteve të këqija me të cilat trajtoheshin, të tjerë i janë bashkuar nismës.

Gazetari Enver Doçi bëri me dije se burgu i Burrelit është i mbopulluar, kapaciteti është 162 të burgosur, por ka më shumë se sa duhet.

Të burgosurit janë futur në grevë dhe po mbledhin firma që dhe burgosurit të tjerë të futen në grevë deri sa t’u plotësohen kushtet. Kanë refuzuar vaktin e drekës.

Por kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni, i cili siç ka mësuar “BalklanWeb”nuk do t’i lejojë  të ndërmarrin këtë veprim.

Kushtet në ambientet  e burgjeve në Shqipëri shpeshherë ka qenë temë diskutimi dhe denoncimi nga institucionet dhe shoqatat, të cilat merren me ruajtjen  dhe garantimin e të drejtave të njeriut.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb