Deputetja e PD, Dhurata Çupi është shprehur se më propozimin e saj si deputete e Matit, listës së Muzeve Kombëtare i shtohet edhe burgu i Burrelit.
Ajo u shpreh se burgu i Burrelit është i vetmi në Shqipëri si burg politik, ndërsa rikutjoi se aty u burgosën kundërshtarët mê tê rrezikshëm të regjimit komunist.
Çupi njoftoi se ky propozim u votua në Komisionin e Ligjeve, ndërsa u shpreh shpresplotë se do të votohet edhe gjatë shqyrtimit në seancën parlamentare.
“Me propozimin tim si deputete e Matit, listës së Muzeve Kombëtare i shtohet edhe burgu i Burrelit.
Burgu i Burrelit, i vetëm në Shqipëri si burg politik. Funksionoi nga 1946 deri me 1991.
U burgosën kundërshtarët mê tê rrezikshëm të regjimit komunist. Elita e vendit e asaj kohe u burgos në burgun e Burrelit. Pjetër Arbnori,
Arshi Pipa, Bedri Blloshmi, Dom Mark Ndoja, Koco Tashko, Todi LUbonja, Sherif Merdani e shumë intelektualë.
Sot ky propozim u votua ne Komisionin e Ligjeve, uroj edhe në Seancen Parlamentare kur të shqyrtohet te votohet”, u shpreh ajo.