TIRANË

Disa orë pasi Gjykata e la të lirë ish-deputetin Klevis Balliu, ky i fundit zgjodhi të fliste për herë të parë në një emision televiziv dhe këtë e bëri në  “Te Paekspozuarit” në News 24.

Ai tregoi të gjithë përplasjet me Policinë e Shtetit, por edhe momentin kur u arrestua së bashku me banorët e tjerë. Sipas tij, këta të fundit kishin dalë në rrugë nga frika se po u prishin shtëpitë, kur kanë parë një numër të madh efektivësh në zonë.

Ish-deputeti tha se efektivet e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij, ndërsa shtoi se krahun e ka të nxirë për shkak të përplasjeve. Balliu shtoi se për dhunën nuk fajëson efektivët, por kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetja: Burgu për burrat është. Sa ndenje aty?

Balliu: Dy ditë apo tri ditë

Pyetja:Ju pse jeni arrestuar nga policia?

Balliu: Aty nuk kishte një protestë. Një rrufe e madhe policësh erdhën tek unaza. Banorët duke mos ditur se çfarë po ndodhte, ata menduan se baroni i drogës, Edi Rama, kishte ardhur për të shkatërruar shtëpitë dhe reaguan. Banorët reaguan dhe më morën në telefon. Shkova aty dhe protesta ishte paqësore. Unë shkova aty për të mbrojtur qytetarët dhe unë jam aty për të kujdesur edhe për Policinë e Shtetit.   Unë isha aty dhe po mbroja edhe  policinë. Unë e kam krahun gjysmë të nxirë. Unë nuk shihja nga sytë, sepse më hodhën spraj. Ata erdhën dhe provokuan dhe banorët kanë aty 7 muaj që protestojnë paqësisht. Ata më futën në furgon dhe unë nxora kokën aty. Unë kam mbrojtur Policinë. Unë jam rritur në rezidencat shtetërore dhe nuk dhunoj policinë.

Pyetja: Ju jeni dhunuar në momentin kur policia krijoi përplasje me banorët?

Balliu: Unë nuk e fajësoj efektivin e policisë që më ka nxirë krahun, por fajësojë Edi Ramën dhe Sandër Lleshaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: