Gjashtë persona kanë vdekur të dielën pas një sulmi në një kishë në Burkina Faso.

Mes viktimave edhe pastori protestant, Pierre Ouedraogo, i vrarë teksa jepte një meshë solemne në kishën e Silgadji, në provincën e Soum. Lajmin e bën me dije Bbc. Përveç priftit janë vrarë dy fëmijët e tij dhe tre besimtarë.

Atentatorët arritën në vendngjarje me motor dhe më pas u larguan drejt Mali.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb