NIGERI

Autoritetet nigeriane po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur familjet e qindra burrave dhe djemve që u çliruan nga një institucion që thuhej të ishte shkollë, por faktikisht disa prej tyre mbaheshin brenda me zinxhirë, torturoheshin dhe dyshohet të jenë abuzuar seksualisht.

Policia çliroi më shumë 400 vetë të moshës nga gjashtë në 50 vjeç në Kaduna të Nigerisë gjatë një operacioni të zhvilluar të enjten. Disa prej tyre ishin lidhur me zinxhirë e të tjerë kishin shenja të dukshme plagësh për shkak të rrahjes me kamzhik.

Disa vetë, përfshirë 10 fëmijë, u shtruan në spital të shtunën. Të gjithë të rriturit ishin në gjendje kritike shëndetsore. Policia ngriti një kamp të improvizuar për pjesën tjetër dhe nisi regjistrimin e tyre. Dhjetëra prindër ishin mbledhur jashtë kampit për të marrë fëmijët e tyre. Disa kishin paguar tarifa shkollimi, për personat që ishin indentifikuar si drejtues të shkollës, duke besuar se ajo ishte një shkollë fetare për besimin islam. Të tjerë mendonin se ky ishte një institucion riedukimi.

Zëdhënësi i policisë së Kadunës, Yakubu Sabo tha “trajtimi i çnjerëzor” që ata zbuluan e bën të pamundur konsiderimin e këtij insitucioni shkollë islamike.

Sipas shtypit lokal disa nga fëmijët ishin torturuar, ishin lënë pa ngrënë dhe madje të abuzuar seksualisht. Deri më tani agjencia e lajmeve “Reuters” nuk ka arritur t’i verifikojë këtë njoftime./Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb