Rekrutuesit ushtarakë ukrainas kanë nisur bastisje në restorante, qendra tregtare e koncerte me synimin që burrat e pranishëm në këto vende t’i fusin në radhët e ushtrisë.
“Largohu prej meje!”, një prej atyre që u zu duke u argëtuar në koncert u tha tre policëve ndërsa këta e tërhiqnin zvarrë drejt një tavoline rekrutimi që ishte ngritur jashtë Pallatit të Sporteve në Kiev aty ku një grup roku po luante.
E gratë që gjendeshin po aty dhe kanë ndarë video dëgjohen duke u drejtuar policëve: “Turp! Turp për ju!”
Policë pritën edhe para një qendre tregtare e restoranti për të kapur burrat brenda. Dëshmitarët aty kanë thënë se policia kërkonte dokumentet. Ata që refuzonin t’ua tregonin dokumentet që i përjashtonin nga shërbimi ushtarak, tërhiqeshin zvarrë, shkroi “The Telegraph”.