Burrë e grua gjenden të vrarë në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fano (Pesaro), ndërsa viktimat janë Giuseppe Ricci dhe Luisa Marconi, përkatësisht 75 dhe 70 vjeç.

Ricci dyshohet se është goditur në pjesën e kokës me një mjet të fortë, që i ka dëmtuar kafkën, ndërsa bashkëshortja e tij ishte mbytur.

Alramin për vdekjen e të moshuarve e ka dhënë djali i tyre, Luca, i cili është marrë në pyetje nga policia. Ai jeton një kat më lart banesës ku u gjet pa shenja jete babai dhe nëna e tij.

Me kalimin e orëve nga krimi i rëndë, dolën disa detaje për jetën e Giuseppe dhe Luisas. Vetëm sot ata duhej të dilnin nga shtëpia e tyre, një apartament 75 metra katrorë. Prona ka përfunduar në ankand dhe është blerë për rreth 60 mijë euro. Shitja është kryer për të mbuluar borxhet që do të kishte djali 40-vjeçar, Luca.

Për hetuesit, ky mund të jetë një element i rëndësishëm për zbardhjen e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb