TIRANE

Një nënë 34 vjeçare , nga Berati e sëmurë me kancer i është drejtuar emisionit me “Zemër të Hapur” për t’i bërë thirrje bashkëshortit i cili e ka braktisur atë dhe djalin 10 vjeçar, pasi mori vesh se gruaja u prek nga kjo sëmundje e rëndë. Historia e kësaj nëne flet për vuajtje dhe zhgënjime.

Në moshën 24 vjeçare ajo u njoh me bashkëshortin nga një i afërm i saj. Të rinjtë më pas vendosën të lidhin jetën sëbashku. Por në martesë filluan problemet dhe pas tre vitesh çifti shkoi drejt divorcit , kumari dhe alkoli sipas gruas bënë që midis saj dhe bashkëshortit të kishte debate të ashpra deris asa çdo gjë u nda në gjykatë.

“Unë jam njohur në lajmësi në një dasëm. Fejohem në shkurt dhe martohem në maj. Tani, siç çdo çift shikoja jetën për më mirë. Në momentin që unë u martova nuk e dija që ai luante kumar.E kisha dëgjuar nga të tjerët se kumari dhe alkooli janë në vese. Ndërkohë që unë e zbuloj këtë që ky luan kumar, u largova nga Saranda drejt Greqisë. Edhe në Greqi i njëjti fat na priste, ai luante kumar dhe hante nga rroga ime. Kur jam shtruar në spital, ka qenë djali 4-muajsh. Ai gjithë lekët i la në bixhoz. E vetmja mundësi që të ndahesha ishte pasaporta ime. Lek nuk kishte, unë nuk s’kisha ku t’ia mbaja”, tha ajo.

Por çifti pas dy vitesh të ndarë vendosën të ringjenin sërisht gjuhën e përbashkët dhe ata vendosën të bashkëjetoni . Në bashkjetesë  gruja u përball me kancerin dhe burri pasi mori vesh këtë lajm vendosi të largohet të braktisë atë dhe djalin.

Sot nëna po përballet me një gjendje të rënduar psiko sociale dhe veç ketij problemi ajo nuk po arrin dot të marrë pensionin ushqimor për djelin , një detyrim që babai i fëmjës duhet ta jap pasi i takon me ligj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb