Vëllai i Melisa Trëndafilit, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti, pasi ishte në proces divorci, ka treguar më shumë rreth rastit në emisionin “Zemër e hapur”.

Ai ka thënë se e kanë ndihmuar dhëndrin kur kanë qenë në burg, ndërsa ka qenë i zhytur në borxhe.

“Kishin 10 vjet të martuar. Motra ka qenë shtatzënë. Ai ka qenë në burg. Mamaja ime ka mbajtur fëmijët. Fëmijët erdhën në jetë pas martese. Ai kur ka dalë nga burgu, ka gjetur djalin 4 vjeç. Kanë ardhur këtu, kanë hapur një biznes. Situatën e dinim të gjithë. Mamaja ime e ka ndihmuar atë në burg. Motra jonë nuk donte që të ndaheshin.

Ne nuk donim të shikonim atë situatë te fëmijët e motrës. Ai vazhdonte me probleme dhe thoshte sërish që nuk do të bëjë më prapësira. Burri i motrës u zhyt në borxhe në biznesin që kishte. Motra i ka thënë që më lër rehat se nuk mund ta vazhdoj më këtë situatë. Ai i thoshte që ti nuk ke ku shkon”, tha vëllai i Melisa Trëndafilit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb