Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Durrës, ku një 50-vjeçari dhunoi barbarisht gruan dhe më pas tentoi të vetëflijohej.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 mbrëmjen e djeshme. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Artan Hasa pasi ishte konfikltuar verbalisht me gruan e tij, E. Hasa, e kishte goditur këtë të fundit me një bisht sëpatë pas koke, në sy të fëmijëve, ndërsa gruaja ka humbur ndjenjat. Në gjendje të rënduar psikologjike, babai i 4 fëmijëve, ka tentuar të vrasë veten, por është penguar nga fqinjët e tij.

Haxhiaj raporton se çifti prej kohësh kishin probleme, pasi burri e dhunonte shpesh herë gruan, aq sa kjo e fundit kishte kërkuar ndarjen nga ai. Mësohet se Artan Hasa punon si shofer, ndërsa gruaja e tij si ndihmës kuzhiniere. Aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj është arrestuar nga policia.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: