ITALI

Një burrë e ka pësuar shumë keq në Itali, pasi ka vjedhur traktorin e babait dhe për këtë ai u dënua.

Ai tha se e ka kryer vjedhjen, pasi iu kishte borxh disa banditëve shqiptarë dhe e vetmja mënyrë ishte grabitja. Mirëpo, pas hetimeve, ka rezultuar se të gjitha ishin alibi që burri kishte përdorur për të shpëtuar nga drejtësia, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Problemet me drejtësinë për 45-vjeçarin janë dyfishuar, pasi përpos babait, atë e denoncoi edhe ish-partnerja. Ndaj tij rënduan një sërë akuzash, duke filluar nga grabitja, zhvatja, plaçkitja, dhuna seksuale dhe rrëmbimi. Në lidhje me akuzat e ish-bashkëshortes, burri po mbrohet dhe ka hedhur poshtë pretendimet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: