ITALI- Krim në një familje shqiptare në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 44-vjeçar shqiptar ka qëlluar disa herë me thikë në sy të fëmijëve gruan e tij 36 vjeçe.

Arezzonotizie.it shkruan se ngjarja ka ndodhur në 2 janar në orën 07:30 të mëngjesit në San Giovanni. Pas një sherri për motive xhelozie shqiptari mësohet se kishte marrë një thikë dhe e kishte qëlluar disa herë gruan, në sy të fëmijëve të mitur, e më pas kishte tentuar që ta mbyste. Por ulërimat e gruas bënë që fqinjët e alarmuar të njoftonin policinë.

Shqiptari, i cili tashmë ndodhet nën arrest, akuzohet për vrasje në tentativë. Por media italiane shkruan se ajo çka dëshmoi gruaja në sallën e gjyqit ka habitur të gjithë, pasi ajo tërhoqi denoncimin për burrin e saj. Nga salla e gjyqit 36-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk dihet tha se: “Është njeri i mirë, baba i mirë dhe familjar i mirë, ishte e gjitha një aksident i tmerrshëm”- ka thënë ajo. Pavarësisht se shqiptarja tërhoqi denoncimin, akuzat ndaj 44-vjeçarit nuk do të ndryshojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb