Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari pasi përdori të njëjtin grup numrash – ish-numrin e telefonit të gruas së tij – për të luajtur Megabucks për 30 vjet.

Banori i Leicester, Kevin Connor u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet. Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij, kur ata filluan të takoheshin.

Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij. “U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë te aplikacioni dhe ika për të marrë biletën time dhe për t’u siguruar që kisha numrat e duhur,” tha ai.

Connor tha se fitimet e tij do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij – dhe për të blerë për vete çorape të reja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb