Kanye West ia ka vënë syrin Dua Lipas për bashkëpunimin e tij të rradhës. Mediat e huaja shkruajnë se ai po mendon të bëjë një duet me këngëtaren shqiptare për albumin e tij të ri “Yandhi”.

Dua mori vëmendjen e reperit amerikan me hitin e saj “Electricity”. Dyshja Kanye dhe Dua thuhet se janë takuar në Los Angeles, për të biseduar rreth këngës.

“Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di se ajo është shumë e pëlqyer në industri tani. Ai e takoi atë në shërbimin e kishës që mban në LA çdo të diel dhe tani është i prirur për ta marrë atë në bord.

Ajo ka patur një bashkëpunim me Calvin Harris dhe ai e shihte mirë se kënga ishte komerciale.

Ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për të dhe është me të vërtetë e denjë për të marrë atë në albumin e tij të ardhshëm Yandhi”, tha një burim pranë tyre për “The Sun”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb