Jeta na ofron shumë surpriza. Sigurisht ne mund të kemi planet tona dhe shpesh ato realizohen, por shumica e njerëzve e dinë se e papritura është gjithmonë pjesë e jetëve të tyre.

Dhe kur flasim për jetën tonën dashurore, atëherë do të ketë gjithmonë të papritura.

Brightside sjell historinë e një burri italian, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore dhe sigurisht që mund të kishte të papritura por jo aq të paimagjinueshme.

Një ditë prej ditësh, e dashura i thotë se ka mbetur shtatzënë. Burri i cili nuk donte të prishte reputacionin dhe martesën e tij, i kërkoi asaj që të largohej nga Italia dhe të linde në fshehtësi në shkëmbim të një shume të mirë parash. Gjithashtu ai i premtoi se do i dërgonte asaj herë pas here shuma parash deri kur fëmija të mbushte 18 vjeç.

Gruaja ra dakord dhe i kërkoi të dinte se si donte ai që të informohej për lindje e fëmijës. Ai i thotë që t’i dërgonte një kartolinë kur të kthehej në Itali dhe të shkruante vetëm fjalën “Spageti”.

Pasi kaluan 9 muaj një mbrëmje atë e thërret gruaja dhe i thotë se u ka mbërritur një kartolinë e çuditshme.

Burri merr letrën e pasi lexon ato pak rreshta, fillimisht zverdhet e më pas i bie të fikët.
Në letër shkruhej: “Spageti, Spageti, Spageti, Spageti, Spageti. Tre me topa mishi dhe dy pa to. Të lutem dërgo më tepër salcë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: