SHBA- Disa njerëz bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për dashuri, madje deri në çmenduri. Por, një burrë nga New Yorku humbi mbi 700 mijë dollarë tek fallxhorja që i premtonte urën deri tek dashuria e jetës dhe ndaljen e shpirtrave të këqij.

Priscilla Kelly Delmano i kishte thënë burrit që mbetet i paidentifikuar, se shpirtrat e këqij janë duke e mbajtur dashurinë e tij larg dhe se atij i duhet të paguajë që t’i falen mëkatet që ka.

Fallxhorja ia ka kërkuar 80 mijë euro, që t’ia “ndërtojë” një urë prej 120 kilometrave, për ta afruar atë me dashurinë e jetës, transmeton Telegrafi.

E, më pas ajo kërkoi një Rolex prej 50 mijë dollarëve, një unazë të çmuar që kushton 40 mijë dollarë, derisa ai ka mbetur pa shtëpi dhe veturat që ka pasur. Pasi miqtë e tij kanë parë se ai nuk është në rregull, kanë zbuluar se çfarë fshihet pas shpenzimeve të tij. Policia është njoftuar me zhvatjen që ia ka bërë fallxhorja për çka kanë nisur hetimet mbi të.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: