TIRANË- 34-vjeçar Alfred Karaj nga Fushë-Kruja ka rrëfyer një pjesë të vështirë të jetës së tij në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”. Tradhtia e bashkëshortes së tij, Shqipes me të cilën ka 4 fëmijë, ka qenë e vështirë për t’u pranuar dhe aq më shumë për ta folur publikisht. Megjithatë ai ka treguar edhe detaje nga tradhtitë e së shoqes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me gruan e tij zhveshur.

Çfarë ndodhi me gruan, kur e detyruat të ikte nga banesa?
Vendosa t’i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës, i binte derës me shqelma. Kërkoi urdhër mbrojtje tek gjykata, i dha për 20 ditë dhe kërkoi prapë. E pyetën a të ka rrahur burri, jo tha, atëherë pse ta japim.

Pse kthehej në 12 të natës?
Se di, ka qenë tek i dashuri. Jetonim në një shtëpi por ajo më tha s’ke punë më me mua. Jetuam 1 muaj në një banesë por ajo bënte jetën e saj.

Pastaj shkonte tek komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë se e la pa bukë komshiu. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri.

Ti këta persona i njeh?
Po i njoh.

Pse nuk bëtë divorc?
I dashuri i vet më mori në telefon më tha “ja arrita qëllimit, të ndava. Jam me gruan tënde lakuriq në krevat”. Bëfshi qejf i thashë.

E kuptoni sa dëm i keni bërë vajzës?
Unë s’i kam bërë dëm, i ka bërë nëna e vet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb