SHBA-Një burrë i cili u bë i famshëm duke sfiduar Uraganin Mathhew dhe Irma, i veshur vetëm me mbathje dhe me një flamur amerikan, e ka bërë sërish për herë të tretë.

Videoja tregon Lane Pittman, i cili mban në dorë flamurin amerikan, në Mrtyle Beach, South Carolina, të premten, duke sfiduar erën me shpwjtwsi 85km/orë të uraganit Florence.

Në facebook ai shoqëron videon dhe mbishkrimin: “Ju jeni e vogël Florence!!! Burri nga Florida është këtu!!!”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Videoja ka marrë në pak kohë 119,000 viws.
Pittman që aktualisht jeton në Jacksonville, Florida, ka udhëtuar drejt Karolinës së Jugut për të realizuar videon e tij të re.

Uragani Florence që ka goditur pjesën lindore të Karolinës së Jugut dhe të Veriut ka shkaktuar deri tani 13 viktima.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb