SHBA – Gjatë funeralit të bashkëshortit të saj, i cili vdiq nga një mbidozë heroine, Eva Holland ka pozuar e buzëqeshur bashkë me dy fëmijët, Lucas dhe Ava, pranë arkivolit me trupin e pajetë.
Gruaja e ka shpërndarë fotografinë në rrjetet sociale, ku ka dhënë edhe një shpjegim të hollësishëm për arsyen e kësaj fotografie.
“Jam e sigurt se kjo foto mund të bëjë shumë njerëz të ndihen keq, por arsyeja pse e bëra këtë është të tregoj realitetin e varësisë nga droga”, – shkruan ajo.
Eva Holland rrëfeu se bashkëshorti i saj, Mike Settles, 26 vjeç, ndërroi jetë më 2 shtator, menjëherë sapo ishte kthyer nga një klinikë rehabilitimi për shkak të varësisë së krijuar nga heroina.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: