SHBA

Emina Çunmulaj është një nga personazhet më të dashur për të gjithë. Modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton në SHBA është martuar me një nga biznesmenët më të pasur atje dhe ka dy vajza të mrekullueshme.

Emina ka treguar gjithmonë se ka shumë shije në veshje. Ajo ka thënë se për të nuk ka rëndësi çmimi apo marka, por stili. E teksa në gardërobën e saj gjenden veshje të shtrenjta të markave të ndryshme, ajo së fundmi ka bërë një deklaratë kundër çmimeve shumë të larta në treg.

  • foto galeri
  • foto galeri

Me anë të një postim në “Instastory”, Emina ka publikuar një foto të një çante “Hermes” ku çmimi i saj shënin plot 62.750 dollarë.

“Më vjen keq, çfarë!!! 62 mijë dollarë? Jam pro luksit dhe markave të luksit, por ja kundër budallallëkut dhe kjo këtu është budallallëk”, shkruan Emina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb