Studentët e Universitetit të Tiranës tashmë kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 20 qershor të këtij viti në Universitetin Valladolid, në Spanjë. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. “Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Bursat e studimit mbulojnë kompensimin prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës).


“Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, -theksohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si: Edukim, Trajnim për Mësuesit, Gjuhësi, Literaturë dhe Linguistikël Administrim-Biznes, Inxhinieri, Inxhinieri Kimike, Agrikulturë, Shëndetësi.


Aplikimi
Të gjithë studentët që dëshirojnë që semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 ta kryejnë në Universitetin Valladolid, në Spanjë, duhet të paraqesin dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze, një kopje të pasaportës, vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze). Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze si dhe një letër motivimi e një certifikatë të gjuhës së huaj (IELTS minimumi 6.0 dhe 5.5 pikë për çdo element).


Lajmin e plote mund ta lexoni ne GSH.al

Etiketa: