TIRANË

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës nga policia, në protestat e opozitës. Bushati tha se arsyeja përse policia e përdor gazin në mënyrë shproporcionale, lidhet me urdhrat që jep kryeministri dhe Rilindja, se kryeministria duhet mbrojtur me çdo mënyrë, por pa viktima, siç ndodhi në 21 Janar.

“Jam dakord që është shproporcionale, puna është përse ky shproporcionalitet? E para, mendoj se protesta duhet të ishte edhe me e dhunshme, por nga cfarë kam parë nuk ka qenë paqësore. Kjo ka qenë një protestë për të goditur, për të provokuar.
Nëse filozofia e PD-së, ëshët se kemi një regjim, regjimi nuk mundet me freskuese. Ngërci i pushtetit ka qenë, si të sillemi ndaj një protestë jo paqësore? Rama, socialistët, gjithë mediat pranë tyre, vuajnë nga një kompleks, ‘ne nuk jemi si Berisha që vrasim protestues’. Këta thanë, si të shpëtojmë edhe këtë lloj fabule, por edhe kryeministrinë. Nuk do përdorim automatik por do bëjmë namin me gaz”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb