TIRANË- Dy analistët Fatos Lubonja dhe Armand Shkullaku, të ftuar në “TPZ” në  News 24 komentuan daljen e sotme para mediave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Ky i fundit deklaroi se prokuroria italiane ka pushur hetimet duke vërtetuar se ai nuk ka lidhje me veprimtaritë e trafikut të drogës siç është pretenduar.


Sipas tyre, Saimir Tahiri është përgjegjës kryesor, sepse lejoi që vendi të kanabizohet në formë të frikshme.  Shkullaku tha se Saimir Tahiri tregoi sot se është një Vangjush i sofistikuar.


Bushati: Unë di që nën pushtetin e tyre trafikantët kanë bërë namin. Ku është alibia, e pe se Italia vërtetoi se nuk kam marrë byzylik. Kur ne të thoni se ju bënit trafik, ai thoshte se ju jeni kazani i baltës.

Shkullaku:  Saimiri është një Vangjush i sofistikuar, Prokuroria italiane nuk i ka dhënë një certifikatë virgjërie. Saimir Tahirit i është mbyllur një hetim, por Tahiri akuzohet për veprimet dhe mos veprimet e tij në Shqipëri. Ai nuk e vuri ujin në zjarr, por kanabizoi duke e bërë Shqipërinë lajm për drogë. Në makinën tënde ke lejuar dhe ke bërë trafik droge. Në Shqipëri ka një seri akuzash, kemi raste të vërtetuara të lëvizjeve të ministrit, i cili makinën iua kishte vënë në dispozicion Habiljave. Të gjitha dokumente, të gjitha paralajmërimet iu erdhën nga shërbimet e huaja.

(n.m/BalkanWeb)