Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” u shpreh se protestuesit duhet të dalin në shesh, jo për të hequr Edi Ramën nga pushteti dhe të vijë Lulzim Basha, por për të ndryshuar sistemin.

“Protestuesit duhet të dalin në shesh, jo që të ikë Edi Rama dhe të vijë Lulzim Basha. Kjo është një histori shqiptare, që sa herë vjen dikush në pushtet, kap të gjithë sistemin. Kështu kanë vepruar liderët më herët në demokracinë shqiptare dhe kështu po vepron edhe Edi Rama. Rama dhe Rilindja kanë kapur sistemin. Prandaj, protestuesit duhet të dalin në shesh dhe të trondisin këtë sistem të kapur”, tha Bushati.

Andi Bushati vlerësoi se edhe optimizmi i shqiptarëve për reformën në drejtësi ka rënë, për shkak se ata kanë mbi krye një Ramë që ka kapur të gjitha pushtetet. Bushati tha se vendit i duhet një qeveri teknike për një periudhë kohe.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb