TIRANË

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati thotë se akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si kryeministër i Kosovës është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova është e para.

Bushati thekson se ky veprim do lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e Haradinajt, të cilin e cilëson artizan të paqes. Nga ana tjetër Bushati deklaron se Kosova sot ka nevojë për unitet e largpamësi.

“Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për t’u ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje”, shkruan Bushati.

Bushati Fb
Bushati Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb