Analisti Andi Bushati në fjalën e tij në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se vendimi i parlamentit të Holandës është një mesazh i shtetit holandez ndaj qeverisë shqiptare.

Bushati u shpreh se ishte mesazh ndaj qeverisë, se kjo qeveria jonë është më shumë partner i krimit sesa i BE-së.

“Unë gjithashtu mendoj se krimi shqiptar nuk është në nivele tepër të larta në Holandë apo shtete të tjera europiane. Ka edhe mafia të tjera. Por ndryshe nga se deklaroi Hila, nuk mendoj se Shqipëria u bë kokë turku. Mendoj se Holanda i ka dërguar një mesazh politik Shqipërisë. Ky mesazh politik i shtetit të Holandës ndaj qeverisë shqiptare është se ‘ju jeni më shumë partnerë të krimit sesa partnerët tanë, partnerë të BE-së”, tha Bushati.

Andi Bushati theksoi se Holanda e shikon situatën në vendin tonë dhe sheh se këtu ka drejtorë policie të inkriminuar, sheh se këtu krimi bën namin dhe prandaj merr këto vendime.

“Holanda i merr këto vendime jo më kot. Holanda kur sheh që Shqipëria nuk është partner i mirë, kur sheh që ka drejtor policie të korruptuar, thonë si mundet që këtij shteti t’i japin sinjal politik”, deklaroi Bushati.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb