TIRANE- Ministri Bushati tha se Shqipëria do të vijojë të zbatojë “detyrat” e paracaktuara nga Bashkimi Europian.

Këtë Bushati e deklaroi në një takim me homologen austriake, Karin Kneissl, e cila shprehu gatishmërinë e Austrisë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit.

Ministrja e Austrisë iu përgjigj interesimit të gazetarëve i cili kishte të bënte me rolin e Europës në Referendumin e 30 shtatori në Maqedoni. Për temën e nxehtë mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e kufijve, ministrja nga Austria deklaroi se kjo është një temë sensitive, e cila duhet që të zgjidhet mes vetë palëve, por duke mos kursyer ndihmën në rast nevoje.

“Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë, për duhet të kemi mbështetje edhe të partnerëve të tjerë të BE. Vjena është më afër Shqipërisë, për shkak edhe të Diasporës shqiptare. E gjitha kjo shton interesin dhe kujdesin. Europa Juglindore, sepse kjo është në thelb të Komisionit Europian. Janë disa kushte në duhet ti përmbushet të gjitha kritere. E vetmja  gjë që mund të bëjë është të shpreh inkurajimin për të  përmbushur kushteve. Gjithnjë në interesin kombëtar i gjithë vendi duhet të jenë të bashkuar. Interesi kombëtar duhet të jetë në krye të punës. Po unë thashë kjo pjesë e Europës, jo e botës. Është Europë së pari. Negociatat  mes Shkupit dhe Athinës, unë kam pritur kryeministra e dy vendeve në Vjenë. E di që tashmë po behën një sërë i9nperpretimesh, por mendoj që  këto palë duhet të shkojnë përpara. Ne kemi mirëpritur, të dy presidentët Thaçi dhe Vuicic, ndoshta pritshmëritë kanë qenë mirë. Do të thosha se e gjitha kjo gjë është e mbështetur nga një sërë vendesh. Disa thonë se ta zgjidhin vetë këtë çështje, unë vetë tezën time e kam shkruar për kufijtë. Kufijtë na kanë bashkuar, askund në botë nuk ekziston një kufij natyral, shkëmbimi duhet të trajtohet me kujdes”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb