Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Berisha dikur ka thënë se nëse do, e merr Kryeministrinë dhe institucionet për pak kohë vetëm me demokratët e Mamurrasit. Sipas Bushatit, tashmë gjërat janë rrokullisur dhe Rama ka fituar forcë, teksa kriminelët e Berishës i ka marrë kryeministri.

Unë nuk e kam quajtur ndonjë gjë të madhe apo sakrilegj edhe dhunën ndaj këtij regjimi. Mua më duket në tre muaj se opozita përpiqet të shndërrojë në realitet tentativën e saj për dhunë nuk ka fuqi. Maxhoranca më duket se ka fuqinë, sepse opozita nuk ia doli të hyjë në parlament, tentuan të hyjnë në Kryeministri dhe nuk ia dolën, tentuan të hyjnë në parlament dhe s’ia dolën.


Sot hajdutët dhe kriminelët e Mamurrasit të Berishës sot janë të gjithë kundër ish-kryeministrit dhe ish-gardistët e 21 janarit janë me Ramën. Sot kemi një polici me qeverinë, kemi një bandë në pushtet që është më e fortë se opozita. Ky regjim më shumë tronditet kur ia tund themelin e propagandës”, deklaroi Bushati.


(d.xh/Balkanweb)