Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  tha se përgjimet e   publikuara një ditë më parë nga e përditshmja gjermane ‘Bild” tregojnë sesi Prokurorët nuk mund të guxojnë të ngrihen ndaj atij që është në pushtet. Bushati tha se  ish-kryeprokurori Llalla nuk ishte burrë i mirë, por edhe kryeprokurorja Marku nuk është virgjëreshë.

Arta Marku: Atëherë, nuk e di për cilin shkrim bëhet fjalë apo gazetë. Pieter Tiede e kam takuar para Gjykatës së Krimeve të Rënda, më pak se një muaj më parë. Më pas kam qenë në praninë e një përkthyesi.

Në fakt nuk është një çudi e madhe që në sistemin Tims edhe të mos kontrollohen.

Dritan Hila: Më duket se sapo thashë që është një fenomen që ne e njohim dhe nuk është fenomen që e ka botuar ‘Bild’. Nuk kanë për t’u dënuar se është prishur si dosje.

Problemi është, unë nuk i di arsyet e atyre që i kanë nxjerrë.

Andi Bushati: A e di për çfarë na shërbeu “Bild”?  Edhe Arta Marku ,nuk ka prokuror që guxon të ngrihet kundër atij që është në pushtet. As Llalla nuk ishte burrë i mirë. As kjo nuk është një virgjëreshë. Kjo është fabula mashtruese, kur ka njerëz nuk ka fakte.

Abilekaj: Ne sot kemi një akuzë. Këtu tregon sesi një njeri i botës i krimit blen jo vetëm vota, por përcaktojnë kandidatët. Këta vendosin deputetët dhe kush janë kryetar bashkie.

Rakipllari: Fenomeni nuk është në Shijak, por ka edhe në Lezhë votime të tilla.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb