GJIROKASTËR- Ndërsa në fshatin Derviçan pritet të ketë një aktivitet ku merr pjesë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, banorët i kanë pritur me parulla në gjuhën greke.

rama-bushati-pankarta-2

Shkak është bërë prishja e disa ndërtimeve të banorëve të Himarës, një çështje e bërë së fundmi ‘mollë sherri’ mes Shqipërisë dhe Greqisë por edhe fokusi i debatit të parlamentit në seancën e fundit.

“Rama-Bushati jo në ligjet e shtetit grek”; “Mbështetje për Himarën”, shkruhet në parullat e vendosura në ballë të Kinemasë së zonës, pikërisht aty ku do të mbahet edhe takimi ku do të jetë ministri Bushati dhe ministrja Kumbaro që do të takohen me banorët. Gazetarja Brikena Meta ka siguruar për “BalkanWeb” foto të pankartave në gjuhën greke.

rama-bushati-pankarta-1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb