NGA IRA LONDO

GREQI– Sot në Greqi do të firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare të drejtimit të mjeteve. Marrëveshja firmoset nga ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe ai grek Nikos Kotzias.


Presidenti i Greqisë ka autorizuar ministrin Kotzias të nënshkruajë një marrëveshje që është e një rëndësie të jashtëzakonshme veçanërisht për komunitetin shqiptar në Greqi.


Nëpër gjykatat greke janë me qindra çështjet e hapura ligjore për shkelje të rregullores nga qarkullimi me patentë shqiptare. Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë, e për rrjedhojë edhe këto çështje mbyllen automatikisht.


Gjithashtu merr fund shfrytëzimi i qindra shqiptarëve nga kompanitë e sigurimit për mungesë të patentës greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb