Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka qenë me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollës së rikonstruktuar “Nikollë Zogorjani” në Velipojë. Duke u uruar një vit të mbarë shkollor, Bushati tha se ambientet e reja të kësaj shkolle duhen ruajtur si një pasuri e përbashkët.

“Shpresoj që nxënësit, mësuesit dhe komuniteti i prindërve do ta mirëmbajnë shkollën si një pasuri të përbashkët”, u shpreh Bushati.

Bushati theksoi se fenomeni i braktisjes së shkollës në Velipojë as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e familjeve jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb