Analistët Andi Bushati dhe Mustafa Nano kanë zhvilluar një debat të fortë në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24”. Bushati tha se Rama sot nuk thyhet dot me mënyra demokratike, pasi ka çdo pushtet.

Ndërkaq, Nano u shpreh se edhe Berisha dikur kishte shumë pushtet dhe ishim në kushte regjimi, por u thye.

Mustafa Nano: Edi Rama është një problem për vendin. Ndërkohë, kemi opozitën në rrugë? Unë bëj pyetje, se ata që protestojnë e kanë mendjen për zgjedhje të lira? Ka njeri të shqetësuar në mënyrë të tmerrshme? Kemi gjysmën e një bajge, që thotë ose do bëhet si them unë ose nuk ka.

Andi Bushati: Kush e ka thënë këtë…

Mustafa Nano: Përpara se të griste mandatet opozita, ishte situata normale, kishim Ramën në pushtet me korrupsion, por kishte opozitë. Në Shqipëri është provuar se opozita edhe përballë një sistemi të keq e korruptiv ia del. Kështu ka ndodhur edhe kur u rrëzua sistemi i Berishës. Po Berisha vidhte përpara syve të ndërkombëtarëve.

Andi Bushati: Nuk mendoj kështu, nuk jemi në të njëjtat kushte. PS kishte disa biznesmenë, ka marrë gjitha mediat, kurse kjo opozitë nuk ka as media, asgjë.

Mustafa Nano: Gazetarët janë kundër Ramës.

Andi Bushati: Ja ku po them se Erion Veliaj bën vetëm kaseta dhe jo punë.

Mustafa Nano: Edi Rama përdor metoda, e kanë bërë edhe tjerët, por unë kam bindje se ky regjim rrëzohet, siç u rrëzua Berisha.

Andi Bushati: Nuk rrëzohet, sepse nuk ka fuqi opozita. Veliaj fiton se po t’i bësh katër vite lavazh truri, normalisht që do të votojnë. Aq i fortë është ky sistem, sa të bardhën e bën të zezë dhe të zezën dhe të bardhë.

Mustafa Nano: Dakord jam që Veliaj edhe ka probleme, ka bërë kaseta, por ka bërë edhe punë.

Andi Bushati: Nuk përmbyset Rama me mënyra demokratike. Mendoj se këta që iu prishin shtëpitë, edhe motiv t’i hedhësh mendoj se e meritojnë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb