Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas votës pro në Parlamentin Europian të raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE dhe çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

“Mirenjohes per mbeshtetjen e fuqishme të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të shqiperisë me BE. Rezoluta njeh progresin e padiskutueshem në fushat e lidhura me shtetin e së drejtës dhe bën thirrje për të hapur bisedimet në 2019. Shqiperia është gati të përballet me sfidat e reja në rrugën e anëtarësimit në BE.”- shkruan Bushati në twitter.

PE votoi sot me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime raportin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ky raport mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb