TIRANE

Analisti Andi Bushati i ftuar  në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka komentuar skandalin e publikuar së fundmi nga Partia Demokratike, atë të ndryshimin të planit urbanistik të Tiranës, për të favorizuar pallatet e Edmond Begos. Bushati u shpreh se nëse rrëzohet kryeministri, Edi Rama nga opozita do t’i kërkojë llogari kreut të opozitës, Lulzim Bashës, për lidhjet e PD me të njëjtat persona.

Bushati tha se shqiptarët e dinë që asnjë parti politike nuk mund të pastrohet pa prerë lidhjet e saj me persona të dyshimtë.

Bushati: Kishte privilegjin e njeriut që ka ndarë paratë. Këtë gjë e kuptojnë gjithë shqiptarët që e gjitha kasta politike nuk ndahet nga këto njerëz.

Unë mendoj që asnjë parti tjetër nuk ka mundësi të bëjë katarsis pa u vetëpastruar, pa prerë cdo lidhje në këtë botë që i kanë mbajtur peng sa herë që kanë qeverisur.

Kjo zgjidhet ose me formimin  e forcave të reja. Trazirat në 97 nxorrën një PS më të pastruar. Po rrëzuam Edi Ramën, do e kemi në opozitë duke i kërkuar llogari Bashës pse qeveris me të njëjtët njerëz.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb