TIRANE– Gjatë fjalës së tij në konferencën “Serbët dhe Shqiptarët. Në cilin drejtim?”, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se janë ndërmarrë hapa pozitive për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se do ketë pika të përbashkëta mes dy vendeve për pakicat kombëtare.
Bushati tha se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia dhe kjo është një e vërtetë e hidhur.
“Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres. Mes dy vendeve pika të përbashkëta për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë në krahasim me pjesët e tjera të Serbisë. Besoj se kjo është një e vërtetë dhe rasti i Luginës është një nga ato të vërtetat e hidhura. Duhet një vendimmarrje e shtuar e politikës. Mirëpresim çdo hap pozitiv për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Serbia nuk e ka kristalizuar ende rrugën për në NATO”- tha Bushati.
Bushati komentoi edhe një deklaratë të homologut serb, Ivica Dacic i cili tha se Kosova është djepi i Serbisë. Sipas ministrit Bushati, kjo retorikë nuk i shërben askujt.
“Ka serish shenja që vendet tona, Serbi dhe Shqipëri të kalojnë plagët e së kaluarës. Më bëri përshtypje një deklaratë e mikut tim Ivica Daçiç, që jam marrim dhe këngës pas një lodhje të madhe në punë gjatë gjithë ditës. Përpara dy muajsh homologu im kishte thënë: ‘Kosovën është djepi i Serbisë dhe shqiptarët janë si jashtë atdheut”. Kjo retorikë e shekullit të 19 nuk i bën nder procesit të anëtarësimit dhe pajtimit mes popujve”- tha Bushati.
(BalkanWeb)