SHKODËR

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pranishëm në Shkodër së bashku me kryeministrin Rama dhe personalitete të tjera të së majtës, mbajti një fjalim për qytetin e tij.

Bushati kujtoi se Shkodra është një qytet historik, ndërsa tha se Shkodra që duam është më e vlefshme se bashkia që duam.

Fjala e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Shkodër:

Une kam qef sot te flas dy fjale per Shkodren qe duam dhe besoj se Shkodra qe duam eshte me shume se sa Bashkia qe duam sepse eshte gjëja me e thjeshtë për me vizatu atë që ka bo bashkia e Shkodres, apo ate qe ka bere Partia Demokratike për këtë qytet gjatë gjithë këtyre 30 viteve, që e kanë pas në fakt besimin e pakushtëzuar nga qytetarët e Shkodrës.

Them për Shkodrën që duam sepse është shumë me e gjerë se bashkia që duam, sepse ka nevojë për mbështetjen e çdo shkodrani, ka nevoje për mbështetjen e posaçme të qeverisë qëndrore, ka nevojë për me respektu traditën shekullore të këtij qyteti. Ka nevoje gjithashtu për të përqafuar të rene dhe ka nevoje që edhe Shkodra të ecë me hapin e shokëve dhe shoqeve të saj.

Pse them për Shkodrën që duam? – sepse i kthehem prapa historisë së Shkodrës dhe është i vetmi shtet shqiptar me statute që në kohën e mesjetës të ngjashme me qytetet që kanë lënë dhe kanë një emër në historinë e njërëzimit. I ngjashëm me organizmin e Sienës, Firences, Dubrovnikut apo Budves. Dhe siç përshkruhet shumë mirë në statutet e Shkodrës të shekullit të XIV Shkodra ishte një qytet i lulëzuar, një qytet ku pozicioni i gruas ishte i privilegjuar, ishte një qytet i lulëzuar për sa i përket zhvillimit ekonomik, ndonëse jo me dalje në det por përmes lumenjëve dilte në det, tregtonte me shumë prej fuqive të kohës dhe mund te thuash pa frikë që Shkodra kishte dimensionin e një qyeteti venedikas.

Ku është Shkodra sot? Natyrisht që Shkodra është larg lulëzimit që duhet të kishte, është larg potencialit të saj.

Ku është Shkodra sot dhe si mund ta krahasoj Shkodën, ndoshta jo me shekullin e katërmbëdhjetë, por, po i referohemi historive të para 300 viteve dhe ndoshta At Zef Pllumi e ka përshkruar më bukur seç do e përshkruante çdo historian Shkodrën e para 300 viteve. Rrënimi i sotëm është i ngjashëm me rrënimin e para 300 viteve kur një burre i mençëm Mehmet Pasha, që është edhe themeluesi i Shkodrës më të madhe, do ti bëntë bashkë myslimanë e të krishterë, do ti bënë bashkë njërëzit për të punuar për zhvillimin e Shkodrës dhe të këtij rajoni. Besoj se ky është momenti final për të hapur një dritare të re, një kapitull të ri për Shkodrën që duam. Një kapitull të ri për Shkodrën që duam që do të thotë, Shkodra një qytet i Europës adriatike me rrugë të përfunduar siç duhet deri në Velipojë, me një ndërlidhje mes Shkodrës dhe Ulqinit përmes Bunës, me një ndërlidhje mes Shkodrës, Ulqinit dhe Shëngjinit që do ta rivitalizonte shumë pjesën e Riollit, Baksit. Pra pjesën e Europës adriatike për shkak të potencialit që ka Shkodra dhe që do ti bashkonte më shumë Shqiptarët pavarësisht se ku ata jetojnë.

Me një Shkodër që duam, unë kam parasysh gjithashtu se duhet ta nxjerrim liqenin nga gjumi dhe jo vetëm pjesën që ne shohim dhe për ta bërë mundësisht të lundrushme siç është Buna, siç duhet të jetë Buna, por për ta lidh me pjesën e Malëisë së Madhe ku ishin paradite me pjesën lindore të qytetit për ta lidh gjithashtu me pjesën e Malit të Zi dhe për ta bërë atraksionin kryesor turistik. Që të behet kjo ne dhe vetëm ne duhet të përfundojmë dhe të ecim me ritme shumë më të shpejta për projektin e Shirokës që ka nis siç ka nis projekti i Velipojës.

Shkodra që duam është edhe rivitalizimi i Alpeve, siç po nis rruga për Thethin, ne do duhet të punojmë me të njëtat rritme për të krijuar ndërlidhjen e duhur qoftë me pjesën e Dukagjinit, qoftë me pjesën që ka lidhje me Komanin apo me Vaun e Dejës. Për ti dhënë  një potencial të madh zhvillimit ekonomik në këtë rajon në këtë qytet në mënyrë të qëndrueshme.

Shkodra që duam është shumë larg Shkodrës që është sot për sot dhe këtu nuk diskutohet që përgjegjësinë kryesore e ka PD, por edhe ne kemi përgjegjësitë tona, grupi i deputeteve qeveria jonë, përfaqësuesit tanë në pushtetin vendor. Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi bërë për Shkodrën me Rilindjen Urbane. Pavarësisht se Shkodra është një nga qytete që ka stadium, sërish stadiumi nuk është kthyer në ekonomi vendore për qytetin, pavarësisht se këtu kanë ardhur yje të botës për të luajtur futboll me kombëtaren shqiptare.

Kemi bërë disa investime të tjera rreth e përqark Shkodrës, aty ku është përgjegjësia e jonë si qeverisje qëndrore, por unë e kuptoj që në Shkodër në çdo lagje në çdo famije ndjejnë të njëtën kërkesë, nevojën dramtike për më shumë investime.

Dikur këtu para një viti e gjysëm me Senidën e me Luanin thonim ta bëjë Skodrën si Korça dhe të gjithë na mbështesnin dhe kishte shumë entuziazën. Ndoshta me zgjedhjet vendore është instrumenti jonë më i mirë dhe i duhur që të punojmë me njërëzit dhe për njërëzit dhe t’i japim mbështeje Partisë Socialiste në mënyrë që ne në Shkodër të kemi drejtimin e Bashkisë mbas 30 viteve dhe të kemi mundësinë që sëbashku me qeverinë qëndrore atë punë të mirë që bëjmë në Malsi të Madhe, në Puke, të kemi mundësi ta bëjmë edhe në Shkodër.

Eshtë gjithashtu përgjegjësia jonë që disa çështje sensitive që kanë të bëjnë me traditën e këtij qyteti ndoshta ne t’i kemi më mirë në konsideratë.

Une e di se shumë prej jush me kanë shkruar, kanë fol në lidhje me transferimin e drejtorisë së Arsimit në mënyrë rajonale nga Shkodra në Lezhë.

Shkodra gjithmonë ka qenë mikpritëse për qytetarët ngado që ato të vinin, por ne e dime sepse jemi ai qytet që që në 1600-1700-tën, personalitet në Shkodër kanë krijuar shkollat fillore.  Për shkak të kësaj tradite të pasur, ishte Luigj Gurakuqi, Ministri i parë i Arsimit I qeverisë së Ismail Qemalit. Ishte Shkodra që i dha vendit një institut që më vonë u transformua në Univesitet dhe janë këto shqetesime që kane lidhje me traditën e kosolidume të këtij qyteti që shpesh na bëjnë të dukemi sikur gjykojmë në mënyrë të ngushte. Por nga ana tjertër ne kemi detyrimin për të punuar për për ata që na kanë votuar, por edhe ata që na shohin me skepticizem, për të ofruar një reforme më të madhe në fushën e shërbimeve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb