TIRANË-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi se të gjithë vendet në rajonin e Ballkanit duhet të ndalojë  urgjentisht eksportimin e armëve me vendet, që janë ende në konflikt.

Këtë deklaratë, Bushati  e theksoi në “Takimi kundër trafikimit të armëve dhe mbajtjes së tyre”, nismë kjo e lancuar nga Gjermania dhe Franca.

Gjithashtu, ministri theksoi faktin se Shqipëria ka patur progres pozitiv në angazhimet për paqe dhe stabilitet në rajon, por  edhe më gjerë. Duke falënderuar vendet nismëtare kundër armëve, Bushati tha se duhet një bashkëpunin ndër-rajonal për bllokimin dhe përdorimin e tyre.

“Kemi përmbushur angazhimet për paqen dhe për sigurinë. Legjislacion ka patur progres. Duhet më tepër sforco nga ne dhe të gjithë aktorët ballkanikë. Kjo është një sfidë  e madhe, e për pasojë kërkon një bashkëpunim ndër-rajonal. Ne duam shkëmbimin e informacioneve nga të gjitha eksperiencat rajonale. Është e rëndësishme kjo.  Duhet të ndalojmë trafikimin e armëve me vendet që janë në konflikt. Dua të falënderoj të gjithë partnerët, jo vetëm Gjermaninë dhe Francën, por shpresoj në mënyrë që objektivat e parashtruar të plotësohen”, tha Bushati.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb