BRUKSEL

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri i jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister. Bushati ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s.

Ministri Bushati falënderoi z/McAllister për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi dhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tone, si dhe e njohu atë me ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare me fokus reformën në drejtësi.

Nga ana e tij McAllister u shpreh se “hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë por është në interes të vetë BE-së”.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb