TIRANE

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e emisionit “A Show” të Adi Krastës që transmetohet në News 24 teksa analizonte figurën e kryeministrit Rama, tregoi edhe një batutë, me të cilën sipas tij, Rama ka ardhur në pushtet.

“Në psikologjinë shqiptare ka disa gjëra që thuhen: Mos u merr me shtëpinë! Mos u merr me vjeshje! Mos u merr me të dashurat! Mos u merr me atë që quhet si jeta private e një personaliteti publik. Nuk është Shqipëria rasti i vetëm që kjo ndodh, por këtu ka një vijë të qartë demarkacioni. Në qoftë se ka qytetarë, në qoftë se ka politikanë të cilët jetën e vetë personale dhe private e afishojnë mbi profilin e tyre publik, atëherë edhe gazetarëve, shoqërisë, gjykatësve, prokurorëve i lind e drejta të hetojnë edhe mbi këtë. Mua nuk mund të më thuash pse merret me Ramën që del në dush, kur Rama vet ka guximin dhe i del publikut lakuriq përballë. Mua, ose kolegëve të mi, nuk ka të drejtën njeri t’ju thotë pse merreni me jetën private të Edi Ramës, kur Edi Rama ka hyrë në politik me një batutë: Unë nuk vras, nuk vjedh dhe nuk shkoj me gruan e shokut”,- u shpreh Bushati.

Sipas tij, këto kritere morale ia ka caktuar ai si vijë demarkacioni shoqërisë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: